‘All in black’ me Jonidën, për një klasike ndryshe nga të tjerat!

Nëse më herët kemi folur për markat e preferuara të VIP-ave shqiptarë, tani mund të shprehim diçka më tepër në këtë aspekt: kur flasim për Kenzo, nuk kemi si të mos mendojmë për Jonida Maliqin! Duke ruajtur stilin unik, e gjithmonë e vëmendshme ndaj detajeve, Jonida nuk mund të përjashtohet nga lista e femrave vendase më mirë të veshura, e jo më kot. E mbani mend kur pak ditë më parë shkruajtëm se ZARA ka rikthyer tendencën e fustaneve me vija, të kuqe dhe blu? Eh, Maliqi i veshi të dyja, brenda së njejtës javë…


Sot, Jonida paraqitet krejt ndryshe, duke iu rikthyer dashurisë së vjetër për të zezën. Si për të mos mjaftuar përzgjedhja e ngjyrës, mini-çanta Kenzo me dizenjon e syrit është ajo çka dominon më shumë në veshjen e këngëtares. Kombinimi i palltos Alexandre Vauthier, me veshjen e poshtme nga McQueen i shtojnë kombinimit në të zezë frymën e klasit, edhe pse Jonida nuk ka zgjedhur takat për një paraqitje të tillë. Duke i besuar Givenchy-t, versioni i këpucëve të sheshta sportive shtonte disa nuanca gri e të bardha në ‘të zezën kokë e këmbë’ të Maliqit. Një veshje e këtij lloji do të ishte ideale për të dashuruarit pas së zezës, por do të shërbente si një opsion i mirë edhe për ata të cilët duan të prezantohen ndryshe në një mbrëmje të caktuar. Në galeri do të gjeni imazhet e plota. Çfarë mendoni për këtë paraqitje të Jonidës?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *