Kim Kardashian reagon për herë të parë mbi fëmijën e tretë!

Prej disa ditësh qarkullojnë lajmet se Kim Kardashian dhe Kanye West do të bëhen prindër për herë të tretë përmes një nëne bartëse. Deri tani, çifti ka preferuar të qëndrojë në qetësi, pa e konfirmuar ende lajmin.

Në mbrëmjen festive të oganizuar nga Harper’s Bazaar, Kim ka thyer heshtjen mbi këtë temë për herë të parë: “Nuk e kemi konfirmuar ende dhe do t’ju njoftojmë kur të jemi gati, kam parë shumë gjëra, por nuk kam konfirmuar ende asgjë”, ka deklaruar ajo.

Mendohet se Kim dhe Kanye kanë zgjedhur një nënë bartëse për fëmijën e tyre të tretë, pasi në dy shtatëzanitë e mëparshme me North dhe Saint Kim ka pasur probleme shëndetësore. Burime pranë çiftit kanë pohuar se nëna bartëse është me origjinë afro-amerikane, e martuar dhe se fëmija mund të vijë në jetë në muajin janar. Presim që Kim të na japë më tepër detaje kur ajo të jetë gati!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *