Fustani holografik i Gucci-t, punuar vetëm për klipin e Björk! 0 208

Duke qenë se sa herë dëgjojmë emrin e Björk mendja na shkon vetëm tek arti i vërtetë, nuk kemi pse habitemi nëse dëgjojmë të reja po nga ajo, edhe në fushën e modës. Drejtori artistik i Gucci-t, Alessandro Michele, ideoi një fustan krejt të pazakontë, që sipas tij do t’i përshtatej Björk më së miri. Modeli holografik erdhi si risi ekskluzivisht për klipin e këngës më të re të këngëtares, të titulluar ‘The Gate’. Pjesërisht ëngjëllor, pjesërisht jashtë çdo realiteti, do të habiteni edhe më shumë kur t’ju themi se punimi i fustanit mori plot 870 orë për realizim!

Qëllimi parësor ishte krijimi i një veshje me natyrë disi kozmike, e për ta arritur këtë janë përdorur një sërë materialesh plastike e shkëlqyese, rezultatet e të cilave janë në çdo përputhje me pritshmëritë. Janë përdorur plot 28 metra lëndë fabrike, tregues ky që nuk po flasim për një fustan të përmasave të thjeshta.  Asimetria është vënë në shërbim të sjelljes së një forme jo mirë të përcaktuar, që i përafrohet kombinimit të një ylli dhe fluture. Duke u bazuar tek materiali i përdorur, dritat përreth kanë kontribuar në shkëlqimin holografik, një realizim i tillë nuk është parë as në ceremonitë e MET Gala. Ekspertët parapëlqejnë të theksojnë se modeli i përket një tjetër dimensioni, etiketim që është përdorur edhe për talentin e Björk. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *