KreuCelebrity

Cilat janë bukuroshet shqiptare që morën pjesë në Javën e Modës në Milano?

Java e Modës në Milano është një event i rëndësishëm botëror i modës i cili po zhvillohet prej datës 20 deri në 25 shtator ku firmat më prestigjioze si Giorgio Armani, Krizia, Etro, Versace, Tod’s, Agner, Moschino e shumë të tjera do të prezantojnë koleksionet  e tyre të sezonit Pranverë-Verë 2018.

Modelet më të bukura të kolesioneve në pasarela po i shijojnë edhe dy bukuroshe shqiptare: Armina Mevlani dhe Aurela Hoxha! Armina, një blogere e njohur mode e cila është shprehur me lumturi se e dashuron punën e saj, ka ndarë disa momente të ditëve të modës në Itali ku nuk ka munguar paraqitja e saj me stilin e preferuar retro. Ajo ka ndjekur prezantimin e koleksioneve të Diane Von Furstenberg dhe Chloe dhe është mahnitur nga kombinimet e këtyre brand-eve për koleksionet e reja.

Edhe Aurela Hoxha na paralajmëroi dy ditë më parë se do të fluturonte drejt një eventi mode. Ajo ka pozuar gjatë mbrëmjeve të këtij eventi me themeluesin e Dsquared2, Catenacci. Hoxha ka qenë edhe pjesë e mbrëmjes Gala të Amfar, së bashku me shumë personalitete të njohur italianë. Për të parë momentet më interesante të pjesëmarrjes së vajzave në këtë event mode, shfletoni galerinë!