Kylie Jenner, në pritje të fëmijës së parë!

Më e vogla e klanit Kardashian-Jenner, 20-vjeçarja Kylie është në pritje të fëmijës së saj të parë me të dashurin Travis Scott. Kylie shoqërohet me Travis që pas ndarjes me ish- të dashurin e saj reperin Tyga në muajin Prill. Ata u panë për herë të parë bashkë në Festivalin Choachella dhe që atëherë janë të pandarë, madje kanë bërë edhe tatuazhe të njëjta me njëri-tjetrin! Tashmë familja do të zgjerohet, ata do të bëhen së shpejti prindër! Çifti, prej disa javësh u kanë dhënë lajmin miqve të ngushtë.

Në një intervistë të vitit 2015, Kylie është shprehur se do të donte të kishtë fëmijë, një milion vajza në vitin 2025. Ajo shënon edhe pjesëtaren e klanit Kardashian-Jenner shtatzënë në moshë kaq të re. Jenner ka bërë shpesh publike detaje të jetës personale përmes reality-t “Life of Kylie”. Mendohet se fëmija e saj do të vijë në jetë rreth muajit janar, në të njëjtën kohë me fëmijën e Kim, përmes nënës surrogatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *