Portreti familjar i së dielës: familja Beckham!

Anglia mund të mburret me familjen mbretërore, por prapa nuk mbeten as çifti Beckham me të vegjlit e tyre. Edhe pse përfshirë në thashethem të pafundme mbi ndarje apo tradhëti bashkëshortore, e vërteta është se Victoria dhe David vazhdojnë edhe sot të jenë të martuar, e ngjasat e ndonjë divorci të mundshëm nuk duken në horizont. Edhe pse yjet surprizojnë me lidhjet e ndarjet e tyre, le të themi se familja Beckham duhet shijuar akoma sa është e bashkuar.

Mesa duket, David paska qenë në një udhëtim pune, por kjo e diel e ka bashkuar pranë bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Nuk është hera e parë që futbollisti shpalos talentin e tij në kuzhinë, e as kjo herë nuk e ka mbajtur Beckham larg gatimit. Këtë e ka bërë të ditur Victoria, teksa ka postuar në rrjetet sociale imazhe të të shoqit duke përgatitur pjata të shijshme për familjen e tij. “Mirëseerdhe në shtëpi, David Beckham. Na ke munguar”, ka shkruar Vic, ndërsa ylli i futbollit ka publikuar edhe vetë foto në profilin e tij. Nuk mund të mungonte as një postim me të paktën një prej fëmijëve, e këtë herë i zgjedhuri i David ka qenë Cruz, ku duket qartazi se babë e bir kanë shijuar një ndeshje futbolli. Epo, ky është protreti familjar i së dielës, ideali ndër yjet ndërkombëtar.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *