Saint Laurent, pasarelë nën Kullën Eiffel

Saint Laurent e nisi Javën e Modës me një shfaqje madhështore mode, ku pasarela ishte vendosur nën Kullën Eiffel. Monumenti tipik ishte i gjithi i ndriçuar për të mirëpritur koleksionet Pranverë-Verë 2018. A mund të behëj kjo javë më pariziene se kaq?

Ndërkohë që modelet sfilonin me krijimet e sezonit të ardhshëm, përveç ndriçimit pasarela ishte e mbushur edhe me një shkëlqim artificial për atmosferë. Sa i përket koleksionit, ishte i përbërë prej veshjesh me silueta të fryra, çizme me thekë, materiale me zbukurime, dantellë e lëkurë bashkë.

Ç’supriza të tjera do të na ketë rezervuar kryeqyteti i modës?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *