KreuCelebrity

Angelina Jolie ndryshon look!

Një model i ri flokësh, një jetë e re! Pikërsht një model i ri flokësh është lëvizja e radhës nga aktorja hollivudiane Angelina Jolie. Që pas periudhës së ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt, kjo është paraqitja më e mirë e aktores. Nëna e gjshtë fëmijëve ka marrë një pamje të re: një prerje e përkryer flokësh me gjatësi deri tek shpatullat!

 

Ndërkohë që po promovonte projektin e saj të fundit “First They Killed My Father”, aktorja dhe regjisorja me shpirtin humanitar është shfaqur me disa centimetra më pak nga flokët e saj të shkëlqyeshëm gështenjë. Kjo lloj prerjeje duket më bukur me kalimin e kohës e ftohjen e temperaturave, sidomos kur e plotëson me një shall kashmiri. Jolie nuk kishte harruar buzët me ngjyrën e kuqe të zjarrtë dhe qerpikët e gjatë të mahnitshëm.

 

Prerja e fundit e Jolie me të cilën është shfaqur në Los Angeles është jashtëzakonisht shumë moderne. Ndërkohë që shumë personazhe të tjerë zgjedhin që të bëjnë ndryshime gati dramatike, ikona Jolie na tregoi se ndonjëherë mjafton vetëm një shkurtim disa centimetra për t’u ndjerë më e fuqishme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF