Robbie Williams në gjendje të rëndë, anulon koncertet!

Robbie Williams e kemi parë gjithmonë energjik e tejet aktiv në skenë, por kohët e fundit nuk e kanë gjetur këngëtarin në formën më të mirë fizike. Kjo, si pasojë e rezultateve shqetësuese të analizave, që kanë çuar këngëtarin drejt vendimit për anulimin e koncerteve në vijim. Nuk erdhi e papritur për Williams, pasi anglezi kishte patur prej kohësh probleme me shëndetin.

Edhe pse u perfol se vuante nga dëme të shtyllës kurrizore, këngëtari ka sqaruar nëpërmjet një video problemin real. Ai ka zbuluar se pas përgjigjeve të analizave, është merakosur së tepërmi. “Përfundova në një kujdes intensiv dhe për këtë arsye, jam detyruar të anuloj çdo datë për turneun”, ka thënë ndër të tjera Williams. Nuk dihet ende se cila është arsyeja e përkeqësimit shëndetësor, por fansat po shpresojnë çdo ditë e më shumë për shërimin sa më të shpejtë të artistit…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *