Alketa fton Fiorin në “Dance with me”?

Duket se edicioni i katërt i “Dance with me” përveç debateve të shumta gjatë emisionit live do të mbahet mend edhe për miqësitë mes konkurrentëve dhe balerinëve profesionistë. Pas largimit nga spektakli, Fiori Dardha vazhdon ende  të frekuentojë ish-kastin.

 

Ka qenë një foto e saj me vajzat konkurrente të “Dance with me” që na ka treguar se mes tyre ka një marrëdhënie të mirë. “Me gocat e “Dance with me” shihem më shpesh tani, sesa kur isha pjesë e spektaklit!”, shkruan Fiori, ndoshta tani ka më tepër kohë të lirë se sa gjatë provave.

I menjëherëshëm ka qenë edhe komenti i moderatores Alketa Vejsiu në këtë postim: “Në finale të gjitha bashkë. Mendojeni.”

Mos është kjo një ftesë për rikthimin e Fiorit në “Dance with me”? Ndoshta për natën finale…? Mbetet për t’u parë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *