Suksesi i Ritës nuk ka të ndalur, ja ku do e shohim tani!

Ylli i muzikës Pop, Rita Ora është në periudhën e saj të artë të karrierës profesionale! Të gjitha këngët e saj shndërrohen në hite të njëpasnjëshme, me shikueshmëri e shpërndarje maksimale! Promovime në radiot e televizionet më të njohura, si dhe koncerte të duartrokitura kudo për këngëtaren!

 

Përveç suksesit dhe klasifikimeve të larta në muzikë, Rita është është përzgjedhur si imazh i shumë kompanive prestigjioze për fushatat e tyre publicitare! Imazhi i firmës “Adidas”, “Rimmel London”, i “Absolut Vodka” dhe i të brendshmeve “Tezenis”. Tashmë, ajo është pjesë e një tjetër kompanie të njohur!

 

Këngëtarja ka bërë publik me lumturi lajmin në profilin e saj në Instagram! Ajo është bërë pjesë e firmës Samsung Galaxy në SH.B.A dhe shprehet se rrugëtimi me këtë kompani të famshme sapo ka nisur!

Rita na bën gjithmonë e shumë krenarë me këto arritje të sajat, jo vetëm në muzikë! Tani presim edhe pak ditë ta shohim se si do të prezantojë mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve MTV European Music Awards, eksperiencë të cilën mezi po e pret!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *