KreuStil Jetese

I shkurtër, është më seksi

Palltot e sezonit Vjështë/Dimër 2017-2018 duhet të jenë saktësisht kështu. Sepse e shkurtër është edhe më shumë në modë.

Këtë sezon nuk do të zhgënjeheni nga zgjedhjet, sepse xhaketët e dimrit janë një shumëllojshmëri e cila përqafohet nga stile të ndryshme.

Thuajse të gjitha xhaketat e grave që kemi parë në pasarela kanë alternativën e tyre, pra ajo e gjatë, ka një version të shkurtër.

Ky model i përkryer do të jetë sivjet zgjedhja ideale për garderrobën tuaj, sepse është një  veshje tejet praktike dhe ka efektin e duhur.

Mund të zgjidhni nga  versioni i burrave, nga ato me kuadrata apo me material prej leshi, deri tek ato me çimka apo prej kadifeje, pa harruar modelet me shkëlqim prej fësh-fëshi e deri tek ato me lëkurë. Këto janë disa nga modelet më të bukura që vijnë direkt nga pasarelat, për një pamje vërtet të kuruar, e mbi të gjitha tejet elegante.