KreuCelebrity

Elvana dhe Migena Gjata, flasin për herë të parë për njëra-tjetrën!

Rikthimi i Elvanës në eventet kombëtare nuk erdhi pa arsye. Që nga lajmërimi për mbajtjen e mbrëmjes operistike nga Migena Gjata, të gjithë e prisnim praninë e këngëtares në këtë organizim. Edhe pse të dyja të lidhura ngushtë me muzikën, nuk i kishim parë motrat kaq pranë njëra-tjetrës.

Migena dhe Elvana kanë folur për herë të parë për raportin mes tyre në “Jo Vetëm Modë”, ndërsa Elvana ka shpjeguar arsyen pse nuk e kishte bërë publike figurën e motrës së saj deri më tani. “E kam mbajtur të fshehur se është një thesar. Tashmë ka ardhur koha të shfaqet dhe jam pa masë e lumtur për këtë”, është shprehur këngëtarja.

Migena ka rrëfyer se muzika klasike ka qenë ajo çka i ka interesuar gjithmonë dhe Gjermania ka qenë vendi ideal që e ka bërë të ndihet e plotësuar në këtë drejtim. “Megjithatë, kam lindur këtu si artiste dhe ky ishte momenti të rikthehesha”, ka shpjeguar e madhja e motrave Gjata, ndërsa ka zbuluar ndër të tjera se ka rreth dhjetë vite që është larguar nga atdheu.

Për sa i përket Elvanës, Migena është shprehur se është e sigurt që do ia dalë, pasi po punom fort në fushën që do. Epo, motrat Gjata nuk i kishim parë ndonjëherë kështu më parë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF