Lady Gaga u rikthehet “çmendurive” të look-ut

Këngëtarja Lady Gaga vazhdon të befasojë fansat e saj me ndryshimet e herëpashershme të pamjes së saj. Ndryshimet drastike, janë diçka krejt normale për të, aq sa pa frikë mund të quhet një kameleon, pasi vështirë të shihet dy herë me një look të njëjtë.

Edhe këtë herë, këngëtarja na ka befasuar me fotot e fundit. E veshur me një komplet ngjyrë blu të shndritshëm dhe me një make up  ku ngjyra e verdhë- neon është detaji që mbizotëron tek sytë, Gaga tregon se  iu rikthye sërish “çmendurive” të saj në look.

Askush nuk e ka harruar pamjen e saj në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards 2010, e veshur me një fustan të bërë tërësisht prej mishi, e gjithë audienca u shokua, për të mos llogaritur më pas reagimet e organizatave të mbrojtjes së kafshëve.



 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *