KreuCelebrity

“Dhurata” e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj, ja kur del bashkëpunimi i tyre!

Miriam Cani ka disa ditë që ka aluduar mbi një bashkëpunim të sajin me partnerin Alban Skënderaj, ndërsa e ftuar mbrëmë në Top Show, gjithashtu i ka pohuar zërat.

Bashkëpunimi i çiftit të dashur shqiptar vjen si dhuratë për festat e nëntorit, e jo vetëm kaq, por edhe për ditëlindjen e vajzës së tyre, Ameli, e cila mbush dy vjeç në datë 28.

Njoftimi është bërë publik në Instagramin e Albanit dhe gjithashtu Miriamit, dhe të dy shkruajnë:

“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju ❤
#DHURATA ##28NENTOR

Duke qenë se klipi del në ditëlindjen e vajzës së tyre, mbase do ta shohim edhe Amelinë e vogël në video!

Image result for ameli miriam

Së fundmi, Miriam Cani është rikthyer në muzikë pas një shkëputjetje dy-vjeçare, me këngën e re “Meteor”, e pritur mjaft mirë nga publiku.

Nuk ka pritur aspak artistja për një tjetër projekt, dhe ne na bëhet qejfi për këtë! Të shohim tanimë se si do të jetë bashkëpunimi i saj me Albanin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF