Adelina Ismaili, një urim emocionues për bashkëshortin!

Ajo është një ndër këngëtaret e para shqiptare, që bënë bujë sapo u ekspozuan në skenën e festivaleve. Mes shumë vitesh karrierë e të tjerë emrash që lulëzuan pas saj, Adelina Ismaili mbetet nga më të preferuarat për Kosovën, Shqipërinë e diasporën në tërësi. Pas një periudhë heshtje, Adelina është rikthyer me po të njejtën energji si më parë.


Tashmë, e martuar lumturisht me (njëkohësisht) menaxherin e saj, çifti po përjeton edhe eksperiencën e parë të prindërimit. Uliksi duket se ka rrëmbyer vëmendjen e fansave, por sot Adelina vjen me një tjetër urim emocionues. Duke iu kushtuar tërësisht bashkëshortit, Ismaili nuk ka patur pak për të thënë.


“Urime ditëlindjen dashnia jeme”, e ka nisur kështu shkrimin këngëtarja, për partnerin e saj, Valin. “Shoku jem më i mirë, më i bukuri që kam pa, dielli i jetës sime, krahu im më i fortë, Vali im”, ka vazhduar urimin më tej Adelina, duke shprehur dhe një herë dashurinë e parezervuar për bashkëshortin. Kjo nuk është hera e parë që shohim të tilla dedikime nga artistja, e cila është ndër ato personazhe, Instagrami i së cilës është i mbushur me foto të familjes.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *