Hapni sytë për partnerët, këto 4 shenja tradhëtojnë në çmenduri!

Edhe pse jo çdokush beson, shumica rendin pas karakteristikave sipas shenjës së horoskopit. Kjo jo pa arsye, pasi ka ndodhur shpesh që njerëz të së njejtës shenjë kanë patur pothuajse të njejtin karakter apo pasione. Por, cilat janë katër të përzgjedhurit e zodiakut, që priren të tradhëtojnë sa ju jepet mundësia?

BINJAKËT
Arsyeja pse i dëshironi binjakët në jetën tuaj është se prania e tyre ngjason me ajrin e freskët pranveror. Por, nga ana tjetër, ata ndryshojnë humorin e dëshirat më shpesh nga ç’e imagjinojmë. Kështu, nëse ju kanë falur zemrën, nuk është për shumë gjatë, pasi do të rendin pas një “dëshire” të re në pak kohë.

LUANI
Luani do të rendi drejt pikës më të nxehtë të vëmendjes. Nëse nuk po i trajtoni siç duhet, dijeni se i keni humbur. Lidhjet kanë ngritjet e tatëpjetat e veta, por një luan do vetëm këtë të fundit.

UJORI
Ujorët janë fantastikë, por kur vjen puna tek lidhjet, mund të tregohen më të këqinj nga ç’e mendoni. Mund t’ju tradhëtojnë, sepse për ata gjërat nuk funksionojnë si për shumicën e njerëzve. Do të tregohen të ftohtë e kalkulues dhe do t’ju shpjegojnë arsyen pse ju e patët fajin që iu tradhëtoi…e do t’ju thyejë zemrën pa të keq!

DEMI
Nuk lidhen me tradhëtinë si fenomen, por e shohin atë si një aventurë dhe risk të marrë mbi supe. Natyra e lirë që i karakterizon i shtyn drejt një eksperience të re. Kujdes, mund të duan t’ju tërheqin dhe ju nga pas!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *