Kampioni shqiptar në Gjermani, Ferit Keta zbulon ëndrrën

Boksieri shqiptar nga Bulqiza, Ferit Keta është shpallur pak ditë më parë kampion i Gjermanisë,në peshën super të mesme. Ai mposhti me nokaut gjermanin Toni Thes. Keta fitoi me “Knock Out” që në raundin e 4-të. I pranishëm në ring pas këtij suksesi ishte edhe Ismail Keta, vëllai dhe njëkohësisht edhe trajneri i Ferit Ketës, por edhe ish-boksieri i njohur kosovar, Luan Krasniqi.

Për Ferit Ketan ishte kjo fitorja e 9-të në ringun profesionist nga po aq luftëra të zhvilluara.

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisonin “Wake Up” në Top Channel, Ferit Keta  tregoi detaje nga ndeshja e tij e fundit.

“E kisha ëndërr të ndiqja rrugën e dy vëllezërve Gjetanit dhe të Ismailit. Nuk e mendoja kurrë që do të më bëhej realitet. Kur ata ndesheshin atje, unë mendoja që një ditë të bëja të njëjtën gjë si ata”-u shpreh Feriti.

Boksieri foli gjithashtu edhe për ndeshjen e tij të fundit me gjermanin Thes.

“Kundërshtari, edhe ai bënte kickboks, ka qenë edhe kampion në këtë sport. Ai ishte shumë i fortë, ishte edhe gjerman. Por unë isha shumë i përgatitur për këtë ndeshje pasi ishte një shans shumë i mirë për mua”.

Ferit Keta zbuloi se synimi i tij i radhës është fitorja e titullit evropian.

“Tashmë synoj titullin europian dhe për ta realizuar këtë do të punoj shumë”, premton Feriti.

Pak ditë më parë kampioni i sapo shpallur i Gjermanisë në boks, Ferit Keta, i cili mban njëkohësisht edhe titullin kampion Europe në Kikboks, u nderua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga i vëllai dhe trajneri i tij, boksieri i mirënjohur Ismail Keta, tre herë Kampion Europe në boks dhe kikboks.

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *