KreuBusull

Njeriu i vitit 2017 i “Time”: Jo një person, por një grup grash që “thyen heshtjen”

Nga rasti Harvey Weinstein bota ka ndryshuar dhe merita është padyshim dhe mbi të gjitha falë thyerjes së heshtjes, “silence breakers” dhe të #metoo

Personi i vitit sipas “Time Magazine” nuk është një person. Kjo mund të tingëllojë pothuajse si një oksimaron, por për të pushtuar kopertinën e çështjes vjetore të revistës amerikane kushtuar personalitetit që ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve të  vitit 2017 nuk ishte një individ, por një grup njerëzish, një grup grash për të qenë më të saktë.

Ato janë përfaqësueset e lëvizjes #metoo, hashtag i krijuar dhjetë vjet më parë nga aktivistja Tarana Burke, e cila në muajt e fundit ka mbledhur deklaratat shok të miliona grave nëpër botë si rezultat i skandalit që përfshiu ish-producentin amerikan Harvey Weinstein, i akuzuar për ngacmim seksual nga shumë aktore të Hollivudit (por jo vetëm).

Një cover që është mbi të gjitha një atribut i forcës dhe kurajos për gratë (historikisht këtë çmin e kanë marrë kryesisht burra, nga Joseph Stalin në Mark Zuckerberg) të grupuar nën etiketën e “Silence Breakers”, ose ata që kanë thyer heshtjen mbi dhunën seksuale, për të cilën ata ishin viktima. “#metoo ishte lëvizja shoqërore që ka lëvizur më shpejt në vitet e fundit dhe ka filluar përmes akteve individuale të guximit të grave dhe disa burrave” -shpjegon Edward Felsenthal, drejtori i “Time”që për këtë rast ka zgjedhur t’u japë zë grave me prejardhje të ndryshme sociale, moshave dhe kombësive për të kthyer në qendër të vëmendjes një lëvizje universale, e cila nuk ka ende një emër zyrtar, por sigurisht një dëshirë të madhe për t’u njohur dhe dëgjuar.

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF