Këngëtarja e zhgënjyer nga performanca në ‘Kënga Magjike’, kritika kundrejt vetes!

Netët gjysmë-finale nuk kanë qenë fort të lehta për artistët e garues, e përpos peshës së publikut e përballjes me skenën, të kënduarit ‘live’ ka qenë një emocion më vete për të gjithë garuesit. Edhe pse ka patur kritika nga publiku për disa nga performancat, një nga këngëtaret pjesëmarrëse në veçanti nuk ka mbetur e kënaqur me veten. Bëhet fjalë për Fifin, e cila ka kushtuar disa fjalë në Instagram për fansat, e jo vetëm.

Një nga ndjekësit, njëkohësisht pjesë e korit shoqërues gjatë performancës së Fifit, i ka kushtuar një koment këngëtares, ndërsa kjo e fundit nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje. Pas shumë falenderimesh për të gjithë stafin realizues, Fifi nuk i ka lënë mënjanë kritikat për veten. “Unë e di që nuk kam kënduar ashtu siç e meriton ‘Zhurma’ të këndohet dhe që kam zhgënjyer shumë njerëz…por emocionin që kam përjetuar aty nuk e ndërroj me asgjë tjetër, as me notat që bëra gabim”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja.

Ajo ka premtuar se finalja do të jetë akoma dhe më mirë dhe që do t’i nderojë fansat dhe njerëzit e saj të dashur. “Dje m’kanë ra n’msysh se s’ka mundësi”, e ka përmbyllur Fifi me të qeshur, teksa duket se nuk e ka marrë me sportivitet faktin që ka gabuar gjatë performancësh. Epo, emocionet bëjnë të veten!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *