Dasma romantike e Kate Upton 0 15

Imazhet e ceremonisë së martesës së supermodeles Kate Upton, e cila u ngjit në altar krah lojtarit të bejsbollit Justin Verlander po bëjnë xhiron e uebit. Ato i ishin besuar revistës prestigjioze Vogue, e cila ka shpërndarë fotografitë nga dasma ku Kate shfaqet me një fustan përrallor. Pamjet romantike që vinin direkt nga kodrinat e Toskanës e bënin edhe më prekëse momentin e shkëmbimit të unazave mes çiftit, e pastaj puthja e tyre.

Kate kishte zgjedhur një fustan të bardhë me zbukurime të shumta qëndismash, ndërsa krenaria më e madhe ishte velloja e cila zgjatej pafundësisht. Gjithçka dukej një spektakël i vërtetë, teksa çifti u shfaq i përqafuar në shkallët e gurta krah të cilëve ishin vendosur një resht me qirinj të ndezur. Kate pranoi të flasë pas publikimi të fotove duke theksuar se gjithçka ishte jashtëzakonisht romantike dhe gjithmonë do të jetë një vend i veçantë për ta.

Kate zbuloi gjithashtu se vendi ku u organizua dasma e frymëzoi edhe për zgjedhjen e fustanit. “Për veshjen e ceremonisë kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj me ekipin fantastik të Valentino. Ata janë më të mirët në krijimin e dantellave me detaje e qëndismave delikate, gjithçka trashëgimi italiane”, shpjegoi ajo.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *