Të shkurtër, janë më seksi 0 255

 

Flokët e gjatë janë të bukur, por ato të shkurtër janë akoma më të bukur, kur gjen stilin e duhur. Sivjet janë shumë në trend flokët e shkurtër, por edhe me një gjatësi më pak e shkurtra standarte ushtarake. Shikoni disa sugjerime që sjellin stilistët më të mirë të flokëve, duke ju përshtatur fytyrës dhe kokës tuaj, në mënyrë që të ngjani më cool. Efekti i flokëve të shkurtër është i veçantë, sepse ju bën të ndiheni disa vite më e re, por ama e bën një femër të duket edhe më seksi.

Fytyrë e hollë

Ky model flokësh ka një veçanti sepse duhet përshtatur për fytyrat e holla, një prerje në dukje e ashpër, por që në fakt i dhuron ëmbëlsi dhe sensualitet çdo portreti nëse përshtatet me shpatullat jashtë.

Super të shkurtra

Sigurisht, prerja e flokëve mund të jetë një mendim i frikshëm, por Zoë Kravitz na bën të mendojmë ndryshe. Ajo ka zgjedhur një model super të shkurtër flokësh, duke fituar një pamje minimaliste, një fytyrë bebeje dhe tejet të qetë.

Kasketë

Rooney Mara zgjodhi të kishte këtë model flokësh, i cili na tregon një prerje e cila vjen gradualisht, në formën e një kaskete, ideale për t’u përshtatur me ndonjë shirit zbukues.

Formë presje

Ky model flokësh i bën të duken të mrekullueshme shumicën e njerëzve. Nëse keni flokë më të gjatë, ju duhet të jeni gati për të krijuar një formë presje të plotë, por këtë e vendos stilisti juaj.

Të tërhequra pas

Ky është ekuivalenti flokëve të shkurtër i një ylli. Kërkon një përpjekje minimale për këdo, sepse tërheqja pas e të gjitha flokëve, është pak e besdisshme në stilim, por ama ju bën të dukeni gjithmonë më e freskët.

Majtas ose djathtas

Krahun e zgjidheni vetë, mjafton që njëri nga veshët e rrjedhimisht qafa juaj të jenë të dukshme, sepse vetëm në këtë mënyrë do të keni një pamje joshëse. Në dukje një stil urban, por në të vërtetë është tejet seksi.

I fryrë

Demi Lovato ngjan një si një bombë që mund të shpërthejë nga momenti në moment, sepse ky model flokësh i fryrë ka një teksturë unike. I bën vajzat të duken më provokuese, sikur duan të nxjerrin kthetrat në çast. Ideale për femrat dominante.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *