Historia e lojrave të fatit në fotografi

Në Bombenit të Trevizos, Fondacioni Benetton Studi Ricerche dhe kuratori Gherardo Ortalli kanë hapur ekspozitën “Lotaritë, lotot, slot machines”. Shansi i fitores: historia e lojrave të fatit.

Ekspozita analizon në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur një fenomen që ndikon në jetën e njerëzve dhe shoqërive. Ajo i kushtohet lojërave të fatit dhe kombinimit të tyre me format më komplekse dhe të rrezikshme të fatit nga momentet e para kur nisi të shfaqej ky lloj argëtimi, i cili gjithnjë ka pasur si bazë fitimin.

Ekspozita sjell objekte origjinale dhe plot sugjerime, të cilat synojnë të paraqesë kompleksitetin e një fenomeni të këndshëm, por me rëndësi të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë. Sot ky fenomen vjen edhe më i theksuar nga shumë instrumente: nga llotaritë e çastit tek ato në lidhje me internetin, nga ruletat e para tek ruletat në televizion, skedina e futbollit, e cila tani duket arkaike dhe praktika të tjera në zhvillim.

Ndër veprat dhe reliket në ekspozitë, për të sinjalizuar madhështinë e këtij fenomeni shfaqet ‘Lotaria në Piazza San Marco”, një kryevepër e Eugenio Bosa, bashkë me një seri posterash të reklamit nga fillimi i 1900-ës, si dhe dokumente të ndryshme me lojëra të vjetra të zbuluara nga koleksionet më të mëdha italiane dhe të huaja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *