KreuStil Jetese

Këpucët e festave, ja çfarë duhet të vishni

A jeni gati për të kërcyer për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri? Me këpucët e duhura, sigurisht! Festat po afrohen, mes mbrëmjes së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, arsyet për të festuar me miqtë dhe familjen janë të shumta. Përveç të menduarit për pamjen e duhur, vëmendja duhet t’i kushtohet edhe aksesorëve, këpucëve në radhë të parë. Nga modelet e pashmangshme me takë, të ekzagjeruara, me pupla dhe dekorime me shkëlqima, tek ato me qëndisje antike, duke kaluar nëpër hijet metalike, është e pamundur të mos gjesh zgjidhjen e duhur. Ne kemi zgjedhur një seri këpucësh për festat e larmishme vetëm për t’ju ndihmuar të zgjidhni dhe të bëjmë çdo gjë të lehtë për ju. Por tani ju takon ju të zgjidhni modelin që ju përshtatet.