KreuCelebrity

Zbulohet dita e dasmës së Princ Harry-t dhe Meghan Markle

 

Pas shpalljes së fejesës, është zbuluar edhe data se kur do të mbahet dasma. Princi Harry dhe e dashura e tij, Meghan Markle do ti japin fund njëherë e mirë beqaris më 19 maj të 2018-ës në Windsor Castle. Lajmi u bë i ditur nga Kensington Palace.

Familja mbretërore do të paguaj të gjitha shpenzimet e dasmës duke përfshirë çdo detaj si lulet apo muzikën. Ceremonia do të mbahet në kishën Chapel të Shën Gjergjit në Windsor, vend në të cilin në 2005 u bashkuan edhe Carlo me Camillan, e tre vite më vonë u bekua marrëdhënia e Peter Phillips, kushëririt të Harrit e djalit të princeshë Anna-s.

Harry dhe Meghan shpallën fejesën e tyre pak kohë më parë, ndërsa në një intervistë ekskluzive për BBC ata pranuan dashurinë e madhe mes tyre, ndonëse u shprehën se më parë as që nuk e njihnin njëri-tjetrin. Harry u ul në gjunjë para Meghan me unazë në duar, teksa të dy po qëndronin në shtëpi e aktorja po përgatiste darkën në furrë. Një moment mjaft emocionues e i lumtur ky për Meghan, ndonëse mishi në furrë u dogj.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF