Elgid Doda feston ditëlindjen, urimi i thjeshtë plot dashuri i Kleas

Ata janë një çift mjaft simpatik. Këngëtari Elgid Doda dhe moderatorja Klea Huta kanë pranuar para pak kohësh lidhjen e tyre, e me sa duket çdo gjë shkon për bukuri.

Në ditën e lindjes së të dashurit, bukuroshja ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë mjaft të thjeshtë, por me shumë dashuri. Ajo ka postuar një foto të saj së bashku me këngëtarin ndërsa shkruan: Faleminderit që ekziston! Gëzuar ditëlindjen Elgit Doda!

Çifti e bëri zyrtare lidhjen në muajin tetor, ku pas shumë aludimesh, ishte Elgit Doda ai i cili vërtetoi gjithçka nëpërmjet postimit të një fotoje të tijën së bashku me moderatoren, ku i jepte kësaj të fundit një puthje në ballë. Epo ku ka gjë më të bukur se dashuria apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *