Gëzuar festat nga Princi William e Dukesha Kate!

Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princi William, i urojnë të gjithëve Gëzuar Krishtlindjet … përmes medias sociale. Në profilin e Twitter të Pallatit Kensigton u shfaqën kartolina përshëndetëse të familjes mbretërore. Në foto, e bërë nga fotografi Chris Jackson në fillim të vitit, para shtatzënisë së tretë të dukeshës së Kembrixhit ka gjithashtu edhe dy fëmijë, të vegjlit George dhe Charlotte.

“Duka dhe Dukesha e Kembrixh janë të lumtur të ndajnë me ju foton e re të familjes së tyre. Fotoja është për kartolinën e Krishtlindjes për këtë vit”, thuhet në njoftimin në Twitter të Pallatit Kensington.

Edhe princi i Uellsit dhe dukesha e Kornuellit, Charles dhe Camilla kanë postuar kartolinën e tyre për Krishtlindje, një foto e çiftit mbi një pemë feste. Clarence House sqaron se fotoja është bërë në korrik në një festë private për 70-vjetorin e Dukeshës.

Ndërkohë, familja mbretërore po përgatitet të kalojë pushimet në Sandringham, pasuria e mbretëreshës Elisabeth, dhe këtë vit do të kenë edhe Meghan Markle, një mysafir në darkën e Krishtlindjes edhe pse ajo nuk është ende gruaja e Princit Harry!

 

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *