Getinjo dhe Mozzik në zi, humbin familjarin e tyre

Reperët e njohur në tregun shqiptar të muzikës janë përballur me një humbje të madhe. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka qenë Getinjo i cili ka bërë fillimisht të ditëur se është ndarë nga jeta xhaxhai i tyre.

“Shpejt shkove oh Cuf. Të pushoftë shpirti legjendë, ka me tdashtë gjithë eh kurrë s’ka me t’harru. Sot ndërrojë jetë axha im Isuf Aliu”, ka shkruar Getinjo në instagram duke e shoqëruar postimin e tij me një fotë të xhaxhait të tij.

Gjithashtu pas Getinjos ka postuar edhe reperi Mozzik ku duke publikuar  të njëjtën fotografi, ka shkruar: “Shumë na ke mërzit o Cufoo. Pushon në paqe Axha Isuf Aliu! Kujtimi i përjetshëm do të jetë për ty”.

Dy reperët janë vëllezër dhe kemi patur mundësinë që t’i shohim në projekte muzikore sëbashku. Gjithashtu Getinjo dhe Mozziki janë shumë të pëlqyer për muzikën e tyre, ku kanë ardhur në skenën muzikore edhe me bashkëpunime të shumta me këngëtar të tjerë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *