KreuCelebrity

Nga brune e lindur në bjonde platin? Kim rrëfen sa kohë duhet për transformim!

Ndodh shpesh që brunet e lindura të ndërrojnë kah, e të rendin pas flokëve të verdhë. Kohët e fundit, bjondet platin po i shohim gjithnjë e më shpesh, e kjo falë tendencave të reja që qarkullojnë sa në një sezon, në tjetrin. Një prej transformimeve që kemi parë është dhe ai i Kim Kardashian, e cila surprizoi jo pak me pamjen e re.

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Ajo ndau me fansat në Twitter eksperiencën e saj, duke zbuluar disa faza të rëndësishme të proçesit. “I kalova ditët e fundit duke lyer rrënjët (e bëjmë me faza në mënyrë që të mos dëmtohen). E pabesueshme, por kanë kaluar 13 orë duke u marrë me këtë gjë. Bjondja është e vështirë për t’u arritur”, ka shkruar në një nga statuset e saj në Twitter, Kim Kardashian.

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Dhe po, e lexuat mirë. Trembëdhjetë orë të përkushtuara vetëm që Kim ta shohim bjonde, dhe jo vetëm kaq. Një numër i tillë orësh vjen dhe në bazë të përkujdesjes për të ruajtur maksimalisht flokun nga dëmtimi. Epo, vetëm Kim mund të ketë kaq kohë të lirë…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF