Elvana surprizon Jonidën, ja fjalët e ëmbla të moderatores për Gjatën! 0 1981

Viti i Ri është njëkohësisht edhe periudha e dhuratave. Dhurojmë dhe na dhurojnë, dhe në secilin rast kënaqësia është shumë e madhe. Një nga surprizat e saj për këtë fundvit e ka publikuar Jonida Vokshi në Instagram, ndërsa emrin e personit që është kujdesur të lumturojë Jonidën e njohim shumë mirë!

Bëhet fjalë për Elvana Gjatën, ndërsa të gjithë e dimë miqësinë e ngushtë mes tyre. Këngëtarja i ka dhuruar mikeshës së saj një shportë me pije e çokollata, ndërsa Jonida nuk e ka lënë pa një falenderim. “Ma bën jetën më të bukur çdo vit! Falemnderit gjysma ime, Elvana Gjata!”, ka shkruar Vokshi, duke na rikujtuar kështu marrëdhënien tipike prej shoqesh të ngushta.

E kush nuk i do dhuratat, sidomos kur vijnë nga njerëz të afërt?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *