Selena poston foto në Instagram, fansat e sulmojnë ashpër 0 473

Selena Gomes është një nga këngëtaret më të dashura për të rinjtë dhe jo vetëm. Ndërkohë që mbrëmjen e ndërrimit të viteve ajo e kaloi me të dashurin e saj Justin Biber, ka vendosur ta nisi vitin e ri të punës jo me një projekt muzikor, por si një modele.

Bukuroshja ka pozuar për një fushatë publicitare dhe ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale të cilat nuk janë pritur aspak mirë nga  fansat e saj. Ka patur nga ata të cilët e kanë komplimentuar këngëtaren, por ka patur edhe nga ata të cilët e kanë kritikuar ashpër.

Fansa të shumtë kanë komentuar në fotografi se ajo e ka tepruar me fotoshopin dhe se me ndërhyrjet e bëra ajo nuk duket më si Selena por një tjetër person, Nga ana tjetër këngëtarja ka zgjedhur që të mos u përgjigjet këtyre komenteve të cilat janë të shumta.

Në 2017 Selena u rikthye në një lidhje me Justin Biber, gjë e cila i gëzoi pa masë fansat e të dy këngëtarëve, por nuk kanë munguar problemet, pasi familja e Selenës është shprehur se nuk do ta pranojë kurrë këtë lidhje, por duket se çifti është duke kaluar momente të bukura në shoqërinë e njëri- tjetrit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *