KreuCelebrity

U bë imazh i tyre, Gaz Paja hedh në gjyq kompaninë e karburanteve: S’më paguan shumën që kishim rënë dakord

Aktori i njohur, Gazmend Paja ka hedhur në gjyq një kompani karburanti, të cilat e kishin zgjedhur atë si imazh të një reklame. Kjo për arsye se, sipas aktorit, ata nuk i kanë dhënë atij pagesën për të cilën ishte rënë dakord.

Dy palët kishin nënshkruar një kontratë sipas së cilës, aktori duhej të kishte marrë për rolin e tij në  reklamë , 1,100 euro. Ndërsa tashmë Paja kërkon një dëmshpërblim prej 46 mijë eurosh.

Më datë nëntë të këtij muaji, aktori ka dërguar kërkesën për dëmshpërblim në Gjykatën e Lartë, për mospërmbushje e kontratës së shërbimit të nënshkruar mes dy palëve.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF