Afërdita Dreshaj i shpreh dashurinë partnerit në një formë të veçantë 0 278

Partneri i saj i propozoi në një mënyrë shumë të veçantë, ndërkohë që mediat rozë u mbushën me foto të publikuara nga vetë këngëtarja në mediat sociale, të cilat pasqyronin momentin e këtij propozimi romantik.

Ndërkohë bukuroshja Afërdita Dreshaj është duke kaluar momente të shumta lumturie me të partnerin e saj Jakub Kindl, të cilit tashmë i ka bërë edhe një dedikim në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto të tyre mbi të cilën shkruan “Gëzuar për përjetësinë tonë”.

Afërëdita prej shumë kohësh tashumë nuk është më pjesë aktive e modelingut dhe as e skenës muzikore, duke na bërë që të mendojmë se ajo i është përkushtuar plotësisht jetës së saj private. Ende nuk është bërë e ditur nëse do ta shohim sërish në pasarela apo në skenën e muzikës.

Por në familjen e saj duket se Afërdita nuk është e vetmja e cila ka zgjedhur që jetën e saj  ta kalojnë me një partner të huaj. Pak ditë më parë edhe vëllai i saj kurorëzoi dashurinë e tij me fejesë me të dashurën e tij, e cila gjithashtu është e huaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *