Këngëtarja e pranon: “Kam bërë disa ndërhyrje të vogla…”

Tema kryesore e ditëve të sotme për sa i përket personazheve publikë është kirurgjia plastike. Ka apo nuk ka ndërhyrje – kjo është çështja! Shpesh, emra të shumtë artistesh diskutohen lidhur me këtë fenomen, e së fundmi shënjestra ka qenë Katy Perry.

Këngëtarja ka pranuar se ka aplikuar disa injektime mbushëse dhe lazer poshtë zonës së syve. “Do ia rekomandoja çdokujt për elemenimin e rrathëve të zinj, sepse e kam bërë dhe kam patur rezultate. Tjetër ndërhyrje nuk kam në trup, asetet janë të lindura”, është shprehur Perry, ndërsa ka theksuar se nëse do të kishte kryer ndërhyrje, do ta pranonte pa problem.

“Është budallallëk të gjykosh dikë që ka kryer ndërhyrje. Nëse do ta kisha bërë, do ta pranoja”, ka thënë Katy, duke i dhënë fund çdo dyshimi. Ah, sinqeriteti!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *