KreuStil Jetese

Tashmë s’ka dyshime, ushqimet e duhura i zgjedhim në bazë të ngjyrës

Gjithmonë ka qenë një dilemë, jo vetëm për njerëzit por edhe për studiuesit e shumtë se nga çfarë shtyhemi për të zgjedhur ushqimin që do të konsumojmë.

Tashmë një studim ka dalë në përfundimin se ajo çfarë na çon në zgjedhjen e ushqimit është ngjyra që ushqimet kanë. Sipas po të njëjtit studim ne tërhiqemi nga ngjyra e kuqe, por jemi më të vendosur ndaj ushqimeve jeshile.

Dhe kjo zgjedhje nuk është vetëm një zgjedhje estetike por është edhe një instikt shumë i sakt i cili nuk na lejon që të gabojmë në zgjedhjen e ushqimeve të cilat ne i konsiderojmë si të ushqyeshme.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale”, një revistë e agrokulturës biologjike, prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Sipas studimit të realizuar nga kjo shkollë, njeriu ndryshe nga disa kafshë si qeni, që i besojnë nuhatjes, shikimi ka një rol dominues në përzgjedhjen e ushqimit. Ngjyrat janë vendimtare, edhe pse arsyeja e zgjedhjes nuk del nga sfera e subkoshiencës. Në fakt, sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF