KreuCelebrity

Po pastaj se është shtatzënë! Floriana Garo vjen me projekte te reja

Floriana Garo është në pritje të një vajze, por edhe pse nuk është pjesë e ekranit shqiptar interesi i publikut për të nuk ka rënë. Prej kohësh tashmë ajo është zhvendosur në Gjenevë së bashku me bashkëshortin e saj, ndërsa na ka treguar se po jeton kohë të lumtura duke postuar pa fund foto në Instagram.

Nëse do të mendoni se, duke qenë që moderatorja është në muajin e shtatë të shtatzënisë, do të presë e qetë edhe dy muaj deri sa të marrë në krah të voglën e saj, e keni gabim. Për Florianën ka gjithmonë diçka për tu bërë dhe koha nuk duhet çuar dëm.

Ajo ka postuar sot një foto në Instagram, ku nuk mund të lemë pa përmendur faktin se dukej mjaft në formë, ndërsa na ka njoftuar se po punon për projekte të reja. Nuk ka dhënë informacione se për çfarë bëhet fjalë, por ajo ja ka nisur punës dhe tani të presim e të shohim çfarë do të na sjellë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF