Telefonuesi shan rëndë Ardit Gjebrean në ‘Shihemi në gjyq’: Legen, ik zhduku

Në puntatën e djeshme të ‘E diela shqiptare’, në rubrikën ‘Shihemi në gjyq’, protagoniste ishin Xhulja dhe Suzana, mbesa dhe tezja.

Me Xhulian, jeta nuk ishte treguar shumë bujare. Rreth 5 vite më parë, babai i saj ndërroi jetë, e ndërsa pak muaj më vonë, vëllai u fut në burg ku u dënua me 3 vite. Pavarësisht kësaj, Xhulia, atëherë 15 vjeç, nuk u mposht, por mori rolin e kryefamiljares, u kujdes për vëllanë e saj në burg dhe për nënën.

Pas humbjes së babait, Xhulia tregon se xhaxhai, halla, e braktisën atë dhe e vetmja derë ku mund të drejtohej, ishte Suzana, tezja e saj, prej së cilës kishte marrë një shumë të konsderueshme parash, por nuk kishte pasur mundësi që t’ia kthente.

Në atë sallë, ajo kërkonte nga tezja pak më tepër kohë, pasi e kishte të pamundur që t’ia kthente borxhin që kishte marrë. Mirëpo, seanca e djeshme u shoqërua edhe me një moment të pakëndëshmën. Në një lidhje telefonike, ishte xhaxhai i Xhulias, lidhur me një firmë që ai kishte hedhur, vetëm një ditë pas ndarjes nga jeta të vëllait të tij.

I acaruar për këtë telefonatë, Ferdinandi mohon diçka të tillë, por duke përdorur edhe një gjuhë aspak të hijshme. Në momentin që Arditi ndërhyri për të qetësuar paksa situatën, ai nisi ta shante.

“Ferdinandi: Leji mo p***hët ti tani! Ik e p***hu andej ti! Ma jep çik mua atë, të flas unë me atë! Mos na çaj b***ën ti tani, legen m***! Ik e zhduku!” tha ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *