Fashionistet në telashe, vajzat e njohura akuza njëra-tjetrës për kopjim!

Tashmë, Intagrami është mbushur me vajza të veshura bukur, që na inspirojnë jo pak me zgjedhjet e tyre. Nëse kalojmë kufijtë e Shqipërisë, numri i fashionisteve është gjithnjë e më në rritje, edhe pse disa ndahen në blogere, e të tjera në influencuese mode. Por, këtë herë, dy prej këtyre të fundit janë gjendur në telashe.

Bëhet fjalë për Jennifer Lake dhe Renis Clayton, të cilat janë jo pak të njohura në Amerikë. Edhe pse mikesha, së fundmi Lake ka  hedhur akuza se një tjetër kolege po e kopjon në maksimum. “Jo vetëm fotot, por edhe përshkrimet dhe vendet”, ka vijuar ajo. Duke qenë se ngjashmëria është e madhe mes profileve të njërës dhe tjetrës, Clayton ka reaguar duke mohuar diçka të tillë.

Lake më pas ka shpjeguar se nuk e kishte përmendur emrin e Clayton në këtë mes, ndërsa nga ana tjetër e la të hapur mundësinë se kjo e fundit mund të jetë personi në fjalë. E duke marrë parasysh ngjashmërinë mes fotove dhe përzgjedhjeve, kuptohet lehtë se për çfarë bëhet fjalë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *