‘Pak e saktë’, foto më e fundit e Elgitit flet shumë për romancën me Klea Hutën!

Ekzistojnë disa lloj çiftesh: ata që mbushin rrjetet sociale me fotot mes tyre, ata që nuk publikojnë asnjë imazh së bashku, ata që rezervohen në këtë drejtim…E njejta gjë vlen si për VIP-at, ashtu dhe për ata që nuk i përkasin botës së personazheve. Nga ana tjetër, duhet ta pranojmë që gjithmonë tërhiqet vëmendja kur flitet për romancë.

Çifti më i ri në shoubizin shqiptar janë Klea Huta dhe Elgit Doda, që tashmë dihet se sa shumë ‘na munduan’ deri sa dolën zyrtarisht në publik si çift. Fotot mes tyre nuk janë të shpeshta, por nga ana tjetër kemi parë shumë gjeste romantike nga Doda dhe Huta. Një prej tyre është dhe kombinimi i tatuazheve ‘King’ dhe ‘Queen’, të prezantuara me simbolet e letrave të bixhozit. Dita e sotme ka gjetur një tjetër foto interesante në profilin e Elgitit, ku shihet dora e tij dhe e Kleas e bashkuar sipër një çarçafi të bardhë.

Ardhur në bardh e zi, stil që Doda e preferon së shumti, një imazh i tillë vulos edhe më shumë dashurinë mes dy artistëve. Edhe pse postojnë rrallë, publikime të të tilla fotove bëjnë që sytë të kthehen menjëherë nga çifti. Realizim i këndshëm, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *