Vjen në koncert për pavarësinë e Kosovës, a ka pranuar Rita të paguhet?

Ajo është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare në skenën e muzikës botërore dhe ka arritur suksese të mëdha gjatë vitit që lam pas dhe fillimit. Gjithashtu edhe gjatë muajit të parë të këtij viti, këngët e saj janë në krye të klasifikimeve.

Po flasim për Rita Orën e cila së shpejti do të jetë në Kosovë ku do të performojë në koncertin e realizuar për pavarësinë e Kosovës. Në mediat rozë kanë qarkulluar shumë spekullime për sa i përket pagesës që ka marrë këngëtarja. Ndërkohë që tashmë është vet zëvebdëskryeministri i Kosovës nëpërmjet një statusi që ka zbuluar të vërtetën për sa i përket pagesës së Ritës.

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë”, shkruan Pacolli.

Ai gjithashtu shton se: “Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *