KreuStil Jetese

 Vaksina ndaj kancerit së shpejti fillon testohet te njerzit

Një shpresë e re është shfaqur në luftën kundër kancerit, ku tashmë studiues të Universitetit të Stanfordit pretendojnë se kanë arritur të zbulojnë injeksionin i cili mund të jetë efektiv në luftën me kancerin.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, në këtë vaksinë janë kombinuar dy agjentë aktiv, të cilët aktivizojnë sistemin imunitar në një luftë kundër qelizave kancerogjene. Vaksina tashmë është testuar te minjt dhe ka rezultuar e suksesshme pasi ka arritur të eleminojë të gjitha qelizat kancerogjene.

Studiuesit kanë deklaruar se shumë shpejtë do të fillojë të kryejnë një testim te njerzit, për të parë nëse efektet e kësaj vaksine do të jenë të njëjta me ato të testimeve te minjt. Ekipi i studiuesve shpreht besimplot se kjo vaksinë mund të jetë çelsi i cili do t’i japi fund sëmundjes që ka marrë miliona jetë njerzish.

“Kur i përdorim këto dy agjentë së bashku, ne shohim eliminimin e tumoreve në të gjithë trupin”, tha autori kryesor Ronald Levy, profesor i onkologjisë, laboratori i të cilit prodhoi ‘Rituximab’, një formë kimioterapie të përdorur gjerësisht.

“Kjo qasje anashkalon nevojën për të identifikuar objektivat imunologjike specifike të tumorit dhe nuk kërkon aktivizimin me shumicë të sistemit imunitar apo përshtatjen e qelizave imune të një pacienti”, u shpreh ai, duke shtuar se vaksina mund të funksionoi për lloje të ndryshme të kancerit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF