Jo vetëm Top Channel/ Së shpejti një ‘reality show’ edhe në Digitalb?

Pak ditë më parë ishte Ledion Liço ai që lajmëroi fillimin e një ‘reality show’ të ri në Top Channel. Bëhet fjalë për formatin ‘Big Brother’, por ndryshe nga herët e tjera, këtë edicion do të shohim VIP-at të rrethuar nga syri i Vëllait të Madh. E ndërsa kushdo po pret të shohë se çfarë risie do të shohim në ekran këtë herë, duket se Digitalb ka hedhur një hap më tutje lidhur me formatë të këtij lloji.

Nuk kemi pse çuditemi nëse më shpejt nga se e mendojmë, në Digitalb të shfaqet një ‘reality show’ për kërcimin, e këtë e ka bërë pak a shumë të ditur Ilda Bejleri. “Një projekt i bukur, me kërcim, me njerëz të bukur, së shpejti në Digitalb”, ka shkruar Bejleri në foton e fundit të postuar në Instagram. Momentalisht, moderatorja ndodhet jashtë vendit, ku duket se po punon për këtë risi të radhës. Kjo do të thotë se Ildën do ta shohim në rolin e drejtueses së formatit, ose të paktën kështu lihet të kuptohet.

Asnjë detaj i mëtejshëm nuk dihet deri më tani, por mesa duket sezoni i ardhshëm do të jetë i mbushur me surpriza për televizionet shqiptare. Rrëmbeni kokoshkat!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *