Turjan Hyska kundër qeverisë për Osumin

Vëllai i tij, Eljo Hyska është kryetar i të rinjve Eurosocialist, dhe vetë ai është dukur se ka pasur një afrim me partinë që është në pushtet… Megjithatë, kur vjen puna tek prekja e natyrës dhe kanionit të mrekullueshëm të Osumit, atëherë ai është një opozitar i vërtetë. As më shumë e as më pak këtë gjë dëshmon statusi i para pak minutave të showman-it Turjan Hyska.

Në profilin e tij në Facebook Turi ka shkruajtur me një gjuhë mjaft të ashpër ndaj këtij lajmi që është publikuar së fundmi në media. “Nëse vërtetë do kenë këllqe ta kalojnë këtë projekt idiot dhe tinëzar për të ndërtuar HEC në Osum besoj se do të jetë fundi…”, shkruan Hyska, duke u bërë ndër personazhet e parë që solidarizohet kundër këtij projekti të qeverisë që parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve në kanionet e lumit Osum.

Vitet e fundit kanionet e Osumit janë kthyer në një nga atraksionet më të bukura për shqiptarët dhe turistët e huaj, për ata që pëlqejnë sportet e ujit. Nëse lajmi i vënies dorë mbi këtë mrekulli të natyrës do te rezultojë i vërtetë, atëherë e sigurt që do të kemi një reagim të ashpër nga ambientalistët dhe personazhet VIP, sikurse ndodhi edhe me rastin e “Valbonës”.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *