Lulzim Basha i bën ‘follow’ në Instagram? Moderatori: Ç’e mirë e solli këtej

Instagrami në ditët e sotme përveç se është një kopertinë për të gjithë ne për të ndarë me të tjerët  momentet më të bukura, për shumë të tjerë, flasim këtu për personazhe të njohura, është si një urë komunikimi me fansat apo klientët.

Për këtë arsye nuk na bën çudi kur një biznes na bën ‘follow’ në Instagram pasi ka synim që të na prezantojë me produktet që tregon, apo nga ndonjë këngëtarë, por kur të bën kryetari i ndonjë partie për hir të së vërtetës nuk kemi se si të bëjmë një reagim normal. Nisur nga fakti që nuk është periudhë fushate, çudia shtohet edhe më shumë.

Të njëjtën gjë ka përjetuar edhe moderatori Erion Zeqiraj, kur ka parë që ‘Lulzimbashapd’ po e ndiqte në Instagram.

‘Ç’e mirë ta ketë sjellë këtej nga profil im’, shkruan ai.

Një gjë e tillë na habiti dhe ne, por pas një kontrolli shumë të thjesht mësuam që ai nuk ishte profili i vërtetë i Bashës. Sa herë mund të na ketë ndodhur dhe ne që të na kenë bërë shokë vetë Brad Pitt, Angelina Jolie e shumë të tjerë…Erion, na vjen keq nëse u zhgënjeve.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *