KreuCelebrity

Në familjen Meta sot ka një arsye të madhe për të festuar!

Në familjen Meta sot ka festa.

Vajza e tyre e vogël, e cila me bërjen president të babait të saj, ka marrë postin e Zonjës së Parë, Era feston ditëlindjen. Ajo mbush plot 13 vjeç. Është më e përkëdhelura e familjes, jo vetëm për faktin që është më e vogla. Presidenti Meta e shpreh në pothuajse intervistë që bën, kur flet për anën e tij si bashkëshort dhe baba, e ka treguar se Erën e ka pikë e tij të dobët.

Sigurisht Era ka marrë shumë urime nga famlija, miqtë, të afërmit, por përveç urimit ballë për ballë, Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, ka zgjedhur që ta urojë edhe publikisht nëpërmjet një statusi në Facebook, ku shkruan: Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF