Të gjithë gjykuan Aniston, por shkaktar paska qenë Justin: ajo u përpoq shumë që të mos ndaheshin

Kur u dha lajmi për ndarjen e Justin Theroux dhe Jennifer Aniston, të gjithë bënë fajtor këtë të fundit pasi u përfol se shkak për divorcin e saj ishte Brad Pitt, i cili edhe ky është tashmë single.

Menjëherë nisën paragjykimet, ashtu siç ndodh në të shumtën e rasteve kur fajtore është femra, por burime të brendshme brenda çiftit kanë treguar se ata kishin rreth 8 muaj që debatonin, dhe prej 2 muajsh nuk flisnin pothuajse fare me njëri-tjetrin dhe shkak për këtë ishte marrëdhënia në distancë.

Justin dëshironte të jetonte në New York, e ndërsa Jennifer jo, duke e ndërlikuar marrëdhënien e tyre deri në atë pikë sa përfundoi në divorc. Jennifer ka bërë çdo përpjekje për të mos u ndarë, por më kot. Justin nuk pranonte asnjë alternativë tjetër.

Po të njëjtat burime shprehen se të gjithë të afërmit e çiftit ishin pothuajse të sigurt që ata do të divorcoheshin dhe nuk kaloi shumë kohë kur ata shpërndanë për mediat njoftimin se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre 6 vjeçare.

Nisur nga kjo gjë, ribashkimi i Aniston dhe Brad është pothuajse i pamundur…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *