KreuFashion

10 fustanet më mahnitës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar!

Është eventi më i rëndësishëm i ndarjes së çmimeve kinematografike. Trofetë Oscar tashmë mbeten ëndrra e shumicës së atyre që punojnë në industrinë e filmit, edhe pse shumë të tjerë vazhdojnë t’i zhvlerësojnë në maksimum. Megjithatë, çdo vit vëmendja fokusohet tek eventi dhe pjesëmarrësit, e këta të fundit bëjnë që sytë të kthehen veçanërisht nga ata.

Parakalimi në tapetin e kuq nuk sjell vetëm zbardhjen e listave të të veshurve më mirë dhe më keq, por siguron që emra të njohur të klasifikohen në krye apo në fund të renditjes “të famshmit plot stil”. Shpenzimet janë nga më marramendëset dhe shifrat që mësohen më vonë për veshjen e njërit apo tjetrit artist thjesht të lënë pa frymë. Kështu, fillimisht shohim paraqitjen e secilit, e më pas fokusohemi tek çmimet në vetvete.

Disa nga aktoret kanë lënë shenjë për sa i përket zgjedhjes së tyre, ashtu sikurse disa nga fustanet mbahen mend ndër vite. Ne ju paraqesim dhjetë veshjet më të bukura në dy dekadat e fundit në ndarjen e çmimeve Academy. Cila është e preferuara juaj?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF