KreuCelebrity

Vajza e babit, ja si e uron Dua të atin për ditëlindje!

Talenti i trashëguar nga i ati me siguri nuk është pika e vetme lidhëse mes Duas dhe Dukagjin Lipës. Ngjashmëria e padiskutueshme në fizik, por edhe marrëdhënia e punës duket se e kanë forcuar së shumti lidhjen baba-vajzë në familjen Lipa. Dukagjini është një ng menaxherët e Duas, e këtë e vërtetoi më së miri kur i doli në mbrojtje së bijës për mungesën në koncertin e 17 shkurtit në Prishtinë.

https://www.instagram.com/p/Bf5LHjTFGa-/?hl=en&taken-by=dualipa

Sot, babai i këngëtares feston ditën e tij të lindjes, e nuk mund të mungonte një urim nga vetë artistja. Duke qenë se aktiviteti më i shoeshtë i të famshmëve tashmë shpaloset edhe në rrjetet sociale, Dua ka postuar një foto në Instagram, ku shihet në moshë fare të vogël, në krahët e të atit. “Gëzuar ditëlindjen, babi. Të dua, më ka marr malli, do doja të isha në shtëpi tani dhe të të dhuroja një përqafim dhe një puthje të madhe!”, ka shkruar Lipa, duke vulosur kështu edhe një herë marrëdhënien e ngushtë që ka me të atin.

https://www.instagram.com/p/Bf7AcW0FyVe/?hl=en&taken-by=dualipa

Në foton e publikuar, përpos ngjashmërisë së dukshme babë e bijë, tërheq vëmendje edhe ëmbëlsia tipike prej vogëlusheje e Duas. Si gjitmonë, një imazh special për një dedikim po aq special!

https://www.instagram.com/p/BfKwvUlFSww/?hl=en&taken-by=dualipa

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF