KreuBordo Men

Bill Gates humbet “thronin”, nuk është më njeriu më i pasur në botë

Revista e famshme “Forbes” ka publikuar së fundmi listën e personave më të pasur në botë dhe ajo që ra në sy menjëherë ishte se Bill Gates i cili kishte qëndruar për vite të tëra në krye të kalsifikimeve nuk ishte më në vendin e parë.

Jeff Bezos, “numri një i Amazone” është shpallur personi më i pasur në botë, duke rrëzuar kështu nga froni i klasifikimit të më të pasurve, themeluesin e “Microsoft”-it, Bill Gates.

Revista “Forbes”, saktëson se falë një rritjeje prej 59% të vlerës së aksioneve të “Amazon” në 12 muajt e fundit, Bezos ka dyfishuar pasurinë e tij duke shkuar në 120 miliardë dollarë, duke kaluar Gates me 30 milionë dollarë.

Gates qëndron në vend të dytë me 90 miliardë dollarë, i ndjekur nga Warren Buffet me 84 miliardë dhe në vend të katërt renditet industrialisti francez, Bernard Arnault, me një pasuri prej 72 miliardë dollarësh. Nga ana tjetër Mark zuckenberg është në vend të pestë me 71 miliardë dollarë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF