KreuBordo Men

Neymar bën një ndryshim drastik

Ai është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe shitja e tij gjatë vitit të kaluar nga Barcelona drejt PSG, theu çdo rekord të mundshëm duke tronditur tregun e futbollit.

E kemi fjalën për futbollistin brazilian Neymar, i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim serioz. Por duket se futbollisti e ka shfrytëzuar kohën që tashmë ka në dispozicion për të bërë një ndryshim shumë të madh në stilin e tij.

Nëpërmjet disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale, braziliani ka ndryshuar modelin e tij të flokëve dhe kjo që  duket se u ka përlqyer shumë fansave të tij.

Në një fotografi të publikuar në InstaStory, Neymar e ka publikuar momentin menjëherë pas modelit të ri të flokëve nga stilisti i tij. Ndërsa në një tjetër fotografi, ai është i zhveshur në pjesën e sipërme dhe ka pozuar në profil me dukjen e re.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF